Telegrafi

Kim Kardashian pozon me rroba banje bezhë dhe bizhuteri argjendi të mëdha

Kim Kardashian nuk heziton të tregoj fizikun e saj në formë.

Ylli i realitetit, elegante në rroba banje bezhë me prerje, pozoi në mënyrë joshëse në një seri fotosh të shpërndara në Instagram të martën.

“Vitaminë deti”, i ka shkruar postimit Kardashian, 41 vjeç.

Themeluesja e Skims kombinoi pamjen me bizhuteri masive metalike, të cilat ranë në sy të shumë prej ndjekësve të saj.

Lexo po ashtu Kim Kardashian shfaq format me kostumin Balenciaga të bërë me shirit

“Ajo bizhuteri më shkakton ankth”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër pyeste: “Kush e mban atë në qafë dhe kyçin e dorës?”.

Ndryshe, kujtojmë se Kim u divorcua zyrtarisht nga Kanye West gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/