Kim Kardashian nuk heziton të tregoj fizikun e saj në formë.
Ylli i realitetit, elegante në rroba banje bezhë me prerje, pozoi në mënyrë joshëse në një seri fotosh të shpërndara në Instagram të martën.
“Vitaminë deti”, i ka shkruar postimit Kardashian, 41 vjeç.
Themeluesja e Skims kombinoi pamjen me bizhuteri masive metalike, të cilat ranë në sy të shumë prej ndjekësve të saj.
“Ajo bizhuteri më shkakton ankth”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër pyeste: “Kush e mban atë në qafë dhe kyçin e dorës?”.
Ndryshe, kujtojmë se Kim u divorcua zyrtarisht nga Kanye West gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/