Telegrafi

Kim Kardashian për produktin e ri të kozmetikës frymëzohet nga stilisti shqiptar

Kim Kardashian është një ndër femrat e “reality show” më të famshëm në botë dhe që tërheq vëmendjen e mediave botërore.

Bukuroshja amerikane me prejardhje armene është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Gjithashtu 38-vjeçarja muajt e fundit ka nisur të nxjerr në shitje produkte të ndryshme kozmetike, të frymëzuar nga stilisti personal i zeshkanes, shqiptari Mario Dedivanovic.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto Instagram)

Së fundi, bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West, po bëhet gati për të festuar pesë vjetorin e martesës, ku do të sjell edhe befasi të ndryshme për fansat.

“Produkti im i ri kkwbeauty i koleksionit të zonjës West është frymëzuar nga pamja ime aktuale e krijuar nga “make-up” artisti Mario në ditën time të dasmës. Më pëlqen ideja që kujtimet e një prej ditëve më të lumtura të jetës sime të kurorëzohen me këtë koleksion”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic di çdo centimetër të shtëpisë së Kim Kardashian

Ndryshe, Kimi dhe Mario ka vite që janë miq të vjetër dhe bashkëpunojnë në fushën e kozmetikës. /Telegrafi/