Kim Kardashian nuk është e befasuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhjen e re me modelen Irina Shayk, ka thënë një person për In Touch.
“Kim dëgjoi për thashethemet se ai po takohej me Irinan. Ajo nuk u befasua”, shpjegon burimi. “Ai gjithmonë e ka dashur pamjen e saj dhe ajo është një supermodele. Kanye e do botën e modës dhe të modelingut, kështu që kjo është e kuptueshme”.
Burimi vazhdon se të dy dëshironin të ishin në sytë e publikut për romancat e reja. “Kanye dëshironte të ishte i pari që të lidhej me dikë. Në fakt, edhe Kim e bëri”, thotë burimi.
Pavarësisht tensionit rreth divorcit nga Kanye, “Kim nuk ka asgjë kundër Irinas”.
“Kush e di se sa serioze do të bëhet kjo, por Kim mendon se është mirë që Kanye të ecën përpara”.
Të martën, 8 qershor, artisti i “Yeezus” dhe modelja 35 vjeçare u fotografuan në një shëtitje romantike në Provence, Francë.
Një gjë e përbashkët mes Shayk dhe West është se të dy janë prindër.
Irina së bashku me aktorin Bradley Cooper, ndajnë vajzën katër vjeçare, Lean, ndërsa reperi ndan vajzën shtatë vjeçare, North, djalin pesëvjeçar, Saint, vajzën trevjeçare Chicago dhe djalin dyvjeçar, Psalm.
Themelusja e “KKW Beauty” bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë. /Telegrafi/
Kanye spotted celebrating his birthday yesterday with model Irina Shayk. pic.twitter.com/b3Tegd2sAb
— Rap Alert (@rapalert3) June 9, 2021