Lidhja mes Kim Kardashian dhe Kanye West kohëve të fundit ka pësuar disa kriza.
Kjo, përshkak të disa deklaratave shokuese të reperit, çka bëri që Kim ta dërgonte atë të kontrollohej te një mjek, shkruan Mirror.
Pas veprimeve të shumta që ata bënë, është aluduar edhe një ndarje e mundshme mes tyre, pasi edhe kështu u deklaruan në rrjete sociale.
Sidoqoftë kësaj, Kim Kardashian nuk e ka ndërmend t’i kursejë fotografitë me Kanye, të cilat po i publikon në rrjetin social Instagram.
Përmes një postimi, i cili ishte dedikim për ditëlindjen e shokut të saj, në të shihej edhe reperi i njohur.
43-vjeçari kishte thënë më parë se dëshiron të ndahet nga Kim, pasi ajo kishte shkuar në një hotel me reperin Meek Mill.
Pas gjitha këtyre, hera e fundit që ata janë parë është në Wyomonin, ndërsa ylli i Keeping Up With The Kardashians shihej duke qarë në makinë. /Telegrafi/