Site icon Telegrafi

Kim Kardashian nuk ka bërë zyrtarisht kërkesë për divorc nga Kanye West për shkak të fëmijëve të tyre

Gjatë këtyre ditëve u raportua se Kim Kardashian ka planifikuar të ndahet nga bashkëshorti i saj prej gjashtë vitesh, Kanye West.

Madje për divorcin ka angazhuar Laura Allison, një avokate amerikane e cila është e specializuar në divorc.

Megithëse ‘divorci është i pashmangshëm’ për çiftin, Kim akoma nuk ka paraqitur zyrtarisht dokumente divorci në gjykatë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Pierre Suu/GC Images)

Dështimi i yllit të “Keeping Up With the Kardashians” për të bërë kërkesë ka të bëjë më pak me lumturinë në martesën me West dhe shumë më tepër për katër fëmijët e tyre, sipas një burimi pranë E!News.

“Kanë arritur në pikën ku ata nuk kanë kaluar kohë së bashku prej muajsh si çift”, shtoi burimi.

“Kim e di që martesa ka mbaruar. Ajo është e njohur për një kohë”, vazhdoi burimi, duke theksuar se ata janë parë vetëm fizikisht ‘për hir të fëmijëve’.

Kim dhe Kanye (Foto: Getty Images)

Ngecja e Kardashian është sepse ajo dëshiron të bëjë atë që është e duhur për katër fëmijët e tyre – North, shtatë vjeçe, Saint, pesë, Chicago, dy dhe Psalm, një.

“Dëshiron të sigurohet se po merr vendimin e duhur për fëmijët”, tha burimi.

Problemet e dyshes u raportuan për herë të parë gjatë verës kur Kanye njoftoi kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e vitit 2020. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version