Site icon Telegrafi

Kim Kardashian nënshkruan letrat e divorcit, do të ndahet nga Kanye West pas shtatë vitesh martesë

Kim Kardashian dhe Kanye West Foto: Irish Mirror

Kim Kardashian ka nënshkruar letrat e divorcit për tu ndarë nga Kanye West.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians dhe reperi i njohur, thuhet që janë duke përfunduar martesën prej shtatë vitesh, shkruan Mirror.

Kim u martua me fituesit e çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2014, me një ceremoni madhështore në Itali.

Foto: Mirror

Dyshja pritën në jetë katër fëmijë, North (shtatë vjeç), Saint (katër vjeç), Chicago (dy vjeç) dhe Psalm (një vjeç).

40-vjeçarja flitet që është duke kërkuar leje për të pasur kujdesin total ndaj fëmijëve, derisa Kanye është i lumtur me këtë vendim të saj.

Foto: Mirror

Përkundër këtij fakti, palët ende nuk kanë mbërritur në një marrëveshje për ndarjen e pasurisë prej dy miliardë dollarë.

Letrat e divorcit raportohet të jenë bërë nga avokatja e Kim Kardashian, Laura Wasser, por që nuk përcakton një datë të ndarjes.

Foto: Mirror

Ndarja e tyre vjen pasi për muaj me radhë kanë jetuar të ndarë, përfshirë edhe krisjet dhe mosmarrëveshjet kohëve të fundit.

Po ashtu, Kim në postimet e fundit në rrjete sociale nuk është parë duke mbajtur më unazën e martesës.

Foto: Mirror

Ndërkohë, Kanye ka qenë duke shpenzuar kohën më të madhe në pronën e tyre në Wyoming, vlera e së cilës arrin 14 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version