Telegrafi

Kim Kardashian me ndryshim të ri në pamje

Kim Kardashian (Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian po vazhdon të jetë njëra nga femrat më atraktive dhe më të pëlqyera në botë.

Ylli i The Keeping Up with the Kardashians, 38 vjeçe’, ka bërë një pushim pas fëmijës së katërt, Psalm West, e cila solli një ndryshim edhe në pamjen e saj.

Bukuroshja së fundmi ka prerë flokët e shkurtra dhe për këtë pamje mori reagime mjaft pozitive nga fansat e saj të shumtë.

Kim Kardashian (Foto: RAAK / BACKGRID)

Kardashian West për herë të fundit u pa me flokë të gjata në tepihun e kuq të Met Gala 2019 në fillim të këtij muaji.

Qysh nga atëherë, ajo ka mbajtur sa më larg fansat pasi kishte udhëtuar për në Las Vegas për një takim me Celine Dion, befasi të cilën ia kishte bërë bashkëshorti i saj për pesë vjetorin e martesës.

Super-modelja është e martuar që pesë vite me reperin amerikan, Kanye West, dhe janë prindër të katër fëmijëve. /Telegrafi/