Telegrafi

Kim Kardashian ndan një moment intim me bashkëshortin (Foto)

Është femra e cila gjithmonë ‘pushton’ mediat rozë.

Super ylli Kim Kardashian vetëm pak ditë më parë u përfol për një histori të vjetër fëmijërie, ku tregoi se si kishte thyer rregullat e prindërve në moshën 11 vjeçare, ku së bashku me shoqen e saj kishin vënë buzëkuq pa lejen e tyre.

Lexo po ashtu Kim Kardashian u rebelua ne moshën 11 vjeçare, bëri një veprim të palejuar nga prindërit (Foto)

Tani është nënë vet dhe më mirë se çdo gjë, e kupton rolin e prindit.

Bashkëshorti i saj, reperi Kanye West i jep mbështetje të madhe bashkëshortes së ti, teksa vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer mes vete.

Kim, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet në një moment intim me bashkëshortin e saj.

Lexo po ashtu Kanye West pati probleme mendore nga marijuana

Ata po dhuronin puthje brenda një karroce, ndërsa Kim dukej mjaft bukur, veshur me një fustan të bardhë, pak të hapur te pjesa e gjoksit.

Fotografia në fjalë i ka dhuruar çiftit, hiç më pak se 2.7 milionë pëlqime në Instagram. /Telegrafi/