Është femra e cila gjithmonë ‘pushton’ mediat rozë.
Super ylli Kim Kardashian vetëm pak ditë më parë u përfol për një histori të vjetër fëmijërie, ku tregoi se si kishte thyer rregullat e prindërve në moshën 11 vjeçare, ku së bashku me shoqen e saj kishin vënë buzëkuq pa lejen e tyre.
Tani është nënë vet dhe më mirë se çdo gjë, e kupton rolin e prindit.
Bashkëshorti i saj, reperi Kanye West i jep mbështetje të madhe bashkëshortes së ti, teksa vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer mes vete.
Kim, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet në një moment intim me bashkëshortin e saj.
Ata po dhuronin puthje brenda një karroce, ndërsa Kim dukej mjaft bukur, veshur me një fustan të bardhë, pak të hapur te pjesa e gjoksit.
Fotografia në fjalë i ka dhuruar çiftit, hiç më pak se 2.7 milionë pëlqime në Instagram. /Telegrafi/