Kim Kardashian ka vazhduar të ndajë fotografi e video të ndryshme nga udhëtimi i saj për ditëlindjen e 40-të, pavarësisht reagimeve të publikut.
Dhe në publikimin e fotografive të fundit, ylli i “KUWTK” u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye West, 43 vjeçar, duke ecur përgjatë bregdetit mahnitës të vendpushimit privat.
Kardashian dukej në formë të mahnitshme në një ‘bodysuit’ të zezë, teksa Kanye zgjodhi në palë tuta të markës ‘adidas’ dhe një triko të gjerë blu të errët.
Kim dukjen e kompletoi me një palë atlete të zeza me gri si dhe me një palë syze dielli.
Në anën tjetër, edhe Kanye kishte të veshur atlete të bardha dhe një palë syze të zeza.
Kanye ndërkaq është ndër kandidatët që humbi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reperi siç raportohet ka marrë gjithsej 60 mijë vota nga qytetarët e Amerikës, i cili theksoi se për fushatën presidenciale ka shpenzuar afro nëntë mijë euro.
Pavarësisht humbjes, 43 vjeçari shtoi se në vitin 2024 do të kandidojë sërish për president. /Telegrafi/