Telegrafi

Kim Kardashian ndan një fotografi familjare nga ditët e tyre të shkollës

Kim Kardashian të martën ka publikuar një fotografi nga arkiva së bashku me vëllain dhe motrat e saj.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” në fotografi ka pozuar përkrah motrave të saj, Kourtney 41-vjeçe, Khloe 35-vjeçare, vëllait të saj, Rob 33-vjeçar si dhe motrave të tjera: Kendall 24-vjeçe dhe Kylie 22-vjeçe.

“Familja”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Fotografia dukej sikur ishte marrë në një diplomim të shkollës së mesme, pasi Rob u shfaq me kravatë dhe Kendall dhe Kylie të dyja dukeshin shumë të reja.

Imazhi i Kim ilustroi gjithashtu se sa ka ndryshuar stili i të gjithëve në vitet në vijim.

Të njëjtit u shfaqën me veshje të ndryshme dhe me një stil të përshtatur me vitet kur edhe ishte realizuar fotografia e tyre.

Kim Kardashian dhe familja e saj (Foto: The Daily Beast)

Kim ndërkohë vetëm pak ditë më parë festoi përvjetorin e gjashtë të martesës me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Ata janë një nga çiftet më të lumtura dhe tashmë janë prindër të katër fëmijëve: North, Psalm, Chicago dhe Saint.

Krahas Kanye, Kardashian ka qenë e martuar në të kaluarën me Damon Thomas dhe Kris Humphries. /Telegrafi/