Site icon Telegrafi

Kim Kardashian ndan fotografi me Kanye West, pas spekulimeve për divorc

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian dhe Kanye West kohëve të fundit kanë pasur disa probleme, që mund të kishin përfunduar deri në divorc.

Kjo pasi reperi kishte rrëfyer se ai dhe Kim dëshironin të abortonin vajzën e tyre, që tashmë ka tetë vjeç.

Ajo që dëshironte të shpëtonte martesën ishte padyshim Kim, e cila përmes disa udhëtimeve mbajti familjen të bashkuar.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë edhe disa imazhe të tjera së bashku me familjen.

Lexo po ashtu Kanye West mbërrin në New York, por pa Kim Kardashian

Në fotografi shihen duke lundruar në një liqen, ndërsa në të fundit fare shfaqet edhe Kanye.

Dyshja ende nuk kanë dhënë detaje për raportet që kanë mes tyre, por shihet çarte se ata po kalojnë kohë të shumta së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version