Telegrafi

Kim Kardashian mohon të ketë thyer kodin e veshjes në Vatikan

Të hënën, Kim Kardashian vizitoi qytetin e Vatikanit me supermodelen Kate Moss dhe vajzën e saj 18-vjeçare, Lila Grace.

Gjithmonë e sigurt se ka një veshje për të kthyer kokën e të gjithëve, ylli 40-vjeçar i modës kishte veshur një fustan të bardhë me dantella, pa shpatulla, me prerje seksi në ije.

Veshja e saj u prit me kritika nga fansat dhe të tjerë, me shumë që pretenduan se Kim nuk kishte respekt për kodin e rreptë të veshjes së Vatikanit.

Foto: Instagram

Vatikani ndalon veshjet e shkurtra dhe pa mëngë, dy rregulla që Kardashian duket se i shkel.

Lexo po ashtu Çfarë do të thoshte Papa për këtë veshje? Kim Kardashian shfaqet me fustan transparent gjatë vizitës së saj në Vatikan

Por ylli i realitetit shkroi në Instagram dje (e enjte) për të siguruar fansat se ajo “i përmbahej kodit të veshjes dhe e mbuluar plotësisht ndërsa ishte brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kishës Sistine”.

Foto: Instagram

Në respekt, Kardashian veshi një pallto të gjatë lëkure mbi fustanin e saj që shfaqte hiret e saj, ndërsa ishte brenda vendit të shenjtë.

Ndërsa Moss vendosi të mbante xhaketën e saj të satenit gjatë gjithë vizitës, Kardashian largoi pallton e saj sapo dolën në tarracën e Bazilikës.

Foto: Instagram

Është e qartë, ndërsa Kardashian nuk ka në plan të braktisë stilin e saj seksi, ajo është gjithashtu e përkushtuar të ndjekë rregullat./Telegrafi/

Foto: Instagram