Të hënën, Kim Kardashian vizitoi qytetin e Vatikanit me supermodelen Kate Moss dhe vajzën e saj 18-vjeçare, Lila Grace.
Gjithmonë e sigurt se ka një veshje për të kthyer kokën e të gjithëve, ylli 40-vjeçar i modës kishte veshur një fustan të bardhë me dantella, pa shpatulla, me prerje seksi në ije.
Veshja e saj u prit me kritika nga fansat dhe të tjerë, me shumë që pretenduan se Kim nuk kishte respekt për kodin e rreptë të veshjes së Vatikanit.
Vatikani ndalon veshjet e shkurtra dhe pa mëngë, dy rregulla që Kardashian duket se i shkel.
Por ylli i realitetit shkroi në Instagram dje (e enjte) për të siguruar fansat se ajo “i përmbahej kodit të veshjes dhe e mbuluar plotësisht ndërsa ishte brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kishës Sistine”.
Në respekt, Kardashian veshi një pallto të gjatë lëkure mbi fustanin e saj që shfaqte hiret e saj, ndërsa ishte brenda vendit të shenjtë.
Ndërsa Moss vendosi të mbante xhaketën e saj të satenit gjatë gjithë vizitës, Kardashian largoi pallton e saj sapo dolën në tarracën e Bazilikës.
Është e qartë, ndërsa Kardashian nuk ka në plan të braktisë stilin e saj seksi, ajo është gjithashtu e përkushtuar të ndjekë rregullat./Telegrafi/