Telegrafi

Kim Kardashian merr vëmendjen me pozat e reja pranë veturës së saj luksoze të tipit “Maybach”

Kim Kardashian i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me një nga veturat e saj të preferuara, atë të markës “Maybach”.

Themeluesja 41-vjeçare e markës “Skims” pozoi para automjetit luksoz, ndërsa shfaqte fizikun e saj mbresëlënës me një kostum ngjyrë argjendi.

Kishte një prerje të guximshme te pjesa e barkut, që jepte një vështrim mbi muskujt e saj të tonifikuar të barkut dhe gjoksin e konsiderueshëm, shkruan DailyMail.

Për të kompletuar pamjen e saj sensuale, Kim kishte aplikuar një makijazh me disa nuanca që zbukuronin fytyrën e saj.

Syzet pasqyronin blicin verbues ndërsa Kim punonte këndet e saj për kamerën e aparatit fotografik.

Lexo po ashtu Pete Davidson shihet pa disponim në Australi pas ndarjes nga Kim Kardashian

Ajo shtoi lartësinë me një palë taka argjendi, të cilat zbukuronin këmbët e saj.

Flokët bjonde të zbardhura të Kimit u ndanë në mes dhe u hodhën poshtë kurrizit me valë të lëshuara.

Ajo u përkul pas “Maybach”-it të saj me duart e mbështetura në tavanin e makinës dhe këmbët e kryqëzuara për një pozë tjetër.

Në një fotografi tjetër, nëna e katër fëmijëve ngriti fytin e saj të shëndoshë dhe u sigurua që të përkulte barkun e saj tashmë të tonifikuar.

Duke u ulur në sediljen e shoferit, Kim tërhoqi pasqyrën për të parë veten e saj më mirë.

Më herët gjatë ditës, Kim u duk mahnitëse teksa promovoi lansimin e kostumeve të saj ‘thelbësore’ për markën e saj, “Skims”.

Ajo veshi një nga kostumet e saj trupore me mëngë të gjata, të cilat tani janë në dispozicion për blerje në faqen e internetit të markës së saj.

Ajo tregoi belin e saj të hollë teksa modelonte me një veshje nga koleksioni i saj i ri, i cili vjen në ngjyra të ndryshme.

Marka “Skims” u themelua nga Kim, dhe u lansua zyrtarisht në vitin 2019. Marka shet një mori artikujsh, të tillë: si: rroba banje, veshje dhe të brendshme femrash.

Nëna punëtore kërkon kohë për të balancuar jetën e saj të biznesit dhe rritjen e katër fëmijëve të saj, të cilët i ka me ish-bashkëshortin, Kanye West.

Kim së fundmi u nda nga ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, në fillim të këtij muaji.

Një burim i afërt me çiftin në kohën e ndarjes shpjegoi për Us Weekly se të dy janë ende në marrëdhënie të mira.

“Me të vërtetë nuk pati dramë mes tyre kur vendosën të ndaheshin”, shpjegoi burimi i brendshëm. “Ishte diçka për të cilën ata biseduan; nuk ishte një ndarje e papritur”.

Pas ndarjes së saj të fundit, një burim zbuloi së fundmi për E! News se Kim është gati të hyjë edhe një herë në botën e takimeve.

“Kim është shprehur se është gati të njihet me dikës, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj”, tha burimi i brendshëm.

“Ajo nuk po komprometon lirinë e saj tani”, shtoi burimi, duke shpjeguar se sipërmarrësja është e rehatshme duke pritur ndërsa fokusohet te puna dhe familja e saj. /Telegrafi/