Site icon Telegrafi

Kim Kardashian kujdeset që të theksojë të pasmet e saj të zgjeruara në veshjen e ngushtë, gjatë një shëtitje sportive me të dashurin e ri

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë parë së bashku në Beverly Hills pasditen e së enjtes.

41-vjeçarja dhe 28-vjeçari i emisionit “Saturday Night Live” u fotografuan nga paparacët me veshje sportive të errëta, teksa dilnin nga shtëpia e një shoku në Beverly Hills, shkruan DailyMail.

Kjo pamje vjen menjëherë pasi tabloidi TMZ pretendoi se ish-i i Kim-it, Kanye West, po u thotë ‘të gjithëve’ se Pete ‘ka AIDS’.

West, 44 vjeç, thuhet se po u thotë miqve se i dashuri i ri i ish-gruas së tij, Kim, Davidson ‘ka SIDA’. Miqtë e tyre të përbashkët e kanë quajtur sjelljen e Kanye-t si ‘fëmijërore’ dhe thuhet se janë ‘të hutuar’ dhe ‘të shqetësuar’.

Lexo po ashtu Pasuria e Kim Kardashianit rritet në 1.6 miliard euro, pasi firmës së saj i hipën vlera në 2.8 miliardë euro

Komentet e supozuara të Kanye-t kanë çuar në biseda ‘të sikletshme’ mes aktorit dhe miqve të tyre të përbashkët.

Burime pranë reperit të kësaj gazete e kanë quajtur “marrëzi”, por nuk ka pasur një përgënjeshtrim zyrtar nga ana e reperit.

Por të enjten Pete nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi. Humoristi kishte vënë një kapuç të gjelbër “Monte’s Sauce”, syze dielli të zeza dhe kishte veshur pantallona sportive.

Nëna e katër fëmijëve gjithashtu u kujdes të theksonte të pasmet e saj të gjera në një palë geta sportive të zeza.

Zgjedhja e këpucëve të saj dukej se sinjalizonte se ajo me të vërtetë është larguar nga ish-Kanye West, pasi hoqi dorë nga atletet e saj me firmë “Yeezy”, të cilat janë prodhim i markës së ish-burrit të saj.

Lexo po ashtu Protagonisti në video-kasetën e Kim Kardashianit, Ray J takohet me Donald Trumpin ndërsa tregon aspiratat e tij politike

Ata të dy mbanin maska të zeza për fytyrën mes rasteve të vazhdueshme të coronavirusit pasi varianti Omicron po përhapet me të madhe në Los Angeles.

Ndërkohë, duket sikur Pete dëshiron të ketë një shtëpi në Los Angeles.

Një burim i tha Us Weekly: “Pete ka kaluar më shumë kohë në Los Angeles për të qenë afër Kim-it dhe ai po kërkon të gjejë një vend atje”.

“Padyshim që janë bërë seriozë”, shtoi burimi.

Kim ka fëmijët: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç, me bashkëshortin e saj Kanye West, por burimet kanë thënë se fëmijët ende nuk janë takuar me Pete-n.

Megjithatë, dyshja do të jetë të dy të zënë me punë gjatë muajve të ardhshëm, që do të thotë se nuk ka gjasa të kalojnë aq kohë së bashku sa do të dëshironin.

Lexo po ashtu Darkë miliarderësh - Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkuan me manjatin Jeff Bezos në shtëpinë e tij afro 160 milionë euroshe

Një burim i brendshëm tha më herët në janar: “Kim dhe Pete donin ta kalonin këtë kohë së bashku sepse të dy do të punojnë shumë gjatë muajve të ardhshëm”.

Dalja e tyre e fundit vjen pas një nate takimi plot argëtim në qytetin e Los Angelesit, e cila përfshinte një darkë në “Quarters Korean BBQ” dhe nisjen për t’u argëtuar në një ambient privat me miqtë e tyre.

Edhe motra më e vogël e Kardashian, Khloe, 37 vjeçe, iu bashkua çiftit gjatë mbrëmjes.

Vetëm një natë më parë, çifti morën pjesë në një darkë në rezidencën e themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, përpara se të ktheheshin përsëri në hotelin e Davidson në Beverly Hills.

Një burim i tha tabloidit TMZ se Pete ka punuar së fundmi në Kaliforni dhe duket se po shfrytëzon çdo mundësi për ta vizituar të dashurën e tij, e cila gjithashtu e ka vizituar atë në qytetin e New Yorkut kur e lejon orari i saj.

Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo u angazhua si prezantuese në një nga emisionet e “Saturday Night Live” në tetor.

Ajo ka fluturuar në New York për të qenë pranë tij në vendlindjen e tij në Staten Island, dhe ai është parë në Kaliforninë Jugore pas udhëtimit të tyre të stuhishëm në ishujt Bahamas, me burime që thonë: “Ai e pëlqen shumë dhe e quan ‘vajzën e tij’”.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt të vitit 2021 pas gati shtatë vitesh martesë.

Dhe ajo bëri një mocion në dhjetor për t’i dhënë fund statusit të saj martesor dhe për t’u deklaruar beqare.

Dhe Kanye, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye vitin e kaluar, së fundmi ka nisur një lidhje të re me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox. /Telegrafi/

Exit mobile version