Mbretëresha e reality-show, ylli 37-vjeçar Kim Kardashian i ka ndarë me ju pesë rregulla jetësore të cilat i kanë ndihmuar që të arrijë sukses global.
Kim Kardashian në faqen e vet të internetit ka publikuar fotografitë nga editoriali i ri për botimin indian të revistës “Vogue” dhe pastaj ka shkruar një tekst shumë inspirativ, i cili ka për qëllim të inkurajojë njerëzit e tjerë që të arrijnë sukses, transmeton Telegrafi.
“Derisa nuk ekziston një recetë universale për sukses, kam kuptuar që përmbajtja e këtyre parimeve më ka ndihmuar të ndërtoj biznesin tim dhe t’i realizoj ëndrrat e mia”, fillon artikullin e vet Kim, pastaj jep pesë këshilla të cilat po jua transmetojnë në tërësi.
“Nuk ekziston arsyetim për vonesë, si edhe që të mos paraqiteni diku e të mos e përfundoni punën”.
“Secili i ka obligimet e veta, andaj nëse obligoheni apo premtoni diçka, duhet patjetër të paraqiteni në kohë dhe t’i respektoni ato”.
“Nëse nuk kuptoni që diçka brenda jush zgjon pasionin, gjeni mënyrën që ajo të bëhet punë juaja. Do të punoni më me zell nëse jepni edhe zemrën edhe shpirtin”.
“Nëse bëj gabim, mësoj nga ai dhe vazhdoj tutje. Mos fajësoni të tjerët për mossuksesin”.
“Duke e ndarë kohën për veten, do të gjeni inspirim në vendet e papritura dhe nuk do të lodheni. Nëse jeni tepër të lodhur në punë, do të çmendeni”… /Telegrafi/