Lidhja e North West me njerkën e saj, Bianca Censori, u zbulua teksa dyshja u panë të përqafuar, ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles të shtunën.
Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe burrit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel. “Deadpool & Wolverine”.
North dhe Bianca u panë duke qëndruar pranë njëra-tjetrës përpara se të fillonte filmi, dhe në një moment, Censori mbështjellë krahët e saj me dashuri rreth fëmijës më të madh të West, të cilin ai e ka me ish-gruan e tij Kim Kardashian, shkruan DailyMail.
Pranë tyre ka qëndruar edhe reperi, teksa blenë bileta në hollin kryesor të teatrit.
Shfaqja vjen menjëherë pasi Kim zbuloi se duhej të shkonte në terapi për të ndihmuar në përballimin e vështirësive të saj për prindërimin e katër fëmijëve që ajo ka me ish-in e saj Kanye: North, Saint Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/