Telegrafi

Kim Kardashian: Kanye West më ka bërë që ta kuptoj vlerën e një bashkëshorti

Kim Kardashian është një ndër yjet botërore që përbëjnë lajm deklaratat e saja të dhëna në mediat ndërkombëtare.

Ajo së fundi ka folur gjerë e gjatë për revistën “Vogue”, edicionin arab, duke treguar edhe njëherë përkushtimin ndaj bashkëshortit Kanye West.

Zeshkania pohoi se ka humbur kohë në të kaluarën pas meshkujve që i ka pasur bashkëshort ose të dashur.

“E kam humbur kohën kot më parë me meshkujt tjerë. Tani ia di vlerën bashkëshortit tim”, ka deklaruar ndër të tjerash ylli amerikan me prejardhje armene.

Kujtojmë se 38-vjeçarja ka katër vjet që ka kurorëzuar romancën me martesë me reperin e famshëm amerikan, ku së bashku janë prindër të katër fëmijëve.

Ndryshe, Kardashian më parë ka qenë e martuar me Damon Thomas (2000-2004) dhe më pas për dy vite ishte në kurorëzim me Kris Humphries (2011-2013).  /Telegrafi/