Site icon Telegrafi

Kim Kardashian kalon nga veshja sportive në një fustan të ngushtë për darkën me Pete Davidson

Kim Kardashian ka shfrytëzuar në maksimum kohën e saj në qytetin e New Yorkut me plot dalje e takime.

Pasi mori pjesë në një sesion fotografik gjatë gjithë ditës në qendrën sportive të Chelsea Piers, ylli 41-vjeçar doli në një darkë në Zero Bond dje (e mërkurë).

Daljet e njëpasnjëshme të Kardashian vijnë pasi TMZ raportoi se ajo shijoi darkën me komedianin Pete Davidson, 27 vjeç, në qytetin e tij të lindjes, Staten Island, të martën mbrëma.

Më herët gjatë ditës, Kardashian u pa në një kombinim më sportiv pasi përfundoi fotosesionin.

Kardashian për mbrëmjen zgjodhi një fustan të zi kadife të ngushtë dhe një palë doreza të ngjashme.

Flokët e zi të yllit ishin të kapura mbrapa dhe të stiluara me gërsheta dramatike. Ajo i fshehu sytë e saj ngjyrë kafe me një palë syze dhe shtoi vathë të argjendtë.

Paraqitjen e mahnitshme ajo e kompletoi me taka të zeza. /Telegrafi/

Exit mobile version