Telegrafi

Kim Kardashian gjen një nënë zëvendësuese që të lindë fëmijën e Kanye West!

Çifti i njohur Kanye West dhe Kim Kardashian mendojnë të bëhen sërish prindër.

U cilësua pak si problem puna e Kimit, e cila vuan nga një problem shëndetësor, i cili është edhe shkaku që nuk i lejon të lindë fëmijë.

Lexo po ashtu Kim thotë se imazhet ku ajo shihet me të pasme plot celulit i kanë bërë me fotoshop që të dukej sa më keq (Foto, +16)

Megjithatë, duket se çifti kanë bërë zgjidhje duke gjetur një nënë zëvendësuese, e cila do të lind fëmijën e ardhshëm të Kanye Westit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këtë femër e ka gjetur një agjenci private, gjersa do të mbahet e fshehur për opinionin.

Çmimi që nëna zëvendësuese do të paguhet për të mbajtur në bark dhe për të lindur fëmijën e çiftit, është 45 mijë dollarë amerikanë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

Kompania dhe çifti West e kanë vënë nënën zëvendësuese para një kontrate, e cila i mohon asaj disa gjëra gjatë shtatzënisë, si dhe kujdesin e shtuar që duhet të ketë, përfshirë edhe mbulimin e shpenzimeve nga agjencia.

Në këtë kontratë ndalohet që e njëjta të përdorë drogë, alkool, duhan gjatë shtatzënisë, ndërsa i duhet të hajë më shumë peshk, dhe të reduktojë pirjen e kafesë dhe aktivitetin seksual. /Telegrafi/