Çifti i njohur Kanye West dhe Kim Kardashian mendojnë të bëhen sërish prindër.
U cilësua pak si problem puna e Kimit, e cila vuan nga një problem shëndetësor, i cili është edhe shkaku që nuk i lejon të lindë fëmijë.
Megjithatë, duket se çifti kanë bërë zgjidhje duke gjetur një nënë zëvendësuese, e cila do të lind fëmijën e ardhshëm të Kanye Westit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këtë femër e ka gjetur një agjenci private, gjersa do të mbahet e fshehur për opinionin.
Çmimi që nëna zëvendësuese do të paguhet për të mbajtur në bark dhe për të lindur fëmijën e çiftit, është 45 mijë dollarë amerikanë.
Kompania dhe çifti West e kanë vënë nënën zëvendësuese para një kontrate, e cila i mohon asaj disa gjëra gjatë shtatzënisë, si dhe kujdesin e shtuar që duhet të ketë, përfshirë edhe mbulimin e shpenzimeve nga agjencia.
Në këtë kontratë ndalohet që e njëjta të përdorë drogë, alkool, duhan gjatë shtatzënisë, ndërsa i duhet të hajë më shumë peshk, dhe të reduktojë pirjen e kafesë dhe aktivitetin seksual. /Telegrafi/