Reperi amerikan Kanye West shkaku i problemeve të tij personale mund ta humbë edhe gruan Kim Kardashian.
Hollwoodlife.com raporton se Kris Jenner është e shqetësuar për të ardhmen e familjes së saj shkaku i problemeve të njëpasnjëshme të Westit.
Mosmarrëveshjet dhe fyerjet me çdokënd nëpër rrjete sociale, ka shtyrë Kim Kardashian që të mendoj për shkurorëzim dhe besohet se ka përkrahjen e plotë të familjes.
“Nëse vendosin të ndahen, do të jetë një luftë kundër tij. Kanye duhet të frikësohet sepse Kris Jenner është shumë e mirë në publik dhe do ta përkrah vajzën e saj në të gjitha mënyrat”, ka thënë një burim për Hollywoodlife.com.
“Nëse ndahen, Kanye do të ketë makth të vërtetë”.