Site icon Telegrafi

Kim Kardashian flet për kohën kur Kanye po përballej me COVID-19: Ishte diçka e frikshme

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian së fundmi ka folur për krizën e coronavirusit që ka kapluar prej muajsh gjithë botën.

Në një intervistë për Grazia, ylli televiziv, 39 vjeçare, tregoi se ndihmoi bashkëshortin e saj, Kanye West, për të kaluar virusin si dhe u kujdes për katër fëmijët e tyre.

Dyshja ndajnë fëmijët: North, shtatë vjeçe, Saint, katër, Chicago, Dy dhe Psalm, një.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

“Kanye e kontraktoi virusin në fillim kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodh”, tha Kardashian. “Ishte diçka e frikshme dhe e panjohur. Unë kisha katër fëmijët dhe askush nuk ishte të më ndihmonte”.

Lexo po ashtu Kim Kardashian sqaron se përse duhej të mbaronte shfaqja "Keeping Up With The Kardashians"

Kim e ndihmoi atë mjaft shumë duke ‘e ngritur edhe nga shtrati’ ndërsa luftoi për një kohë me të.

“Ishte një sfidë sepse ishte e panjohur”, vazhdoi ajo.

Kardashian tha se West, 43 vjeçar, kontraktoi virusin “gjatë kohës kur u infektuan Tom Hanks dhe Rita Wilson”, të cilët rezultuan pozitivë në fund të muajit mars.

Në një intervistë me Forbes, West tha se e kontraktoi virusin në fund të muajit shkurt.

Të shtunën, Kanye i uroi shërim të shpejtë presidentit Trump dhe gruas së tij, Melania pas infektimit me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version