Ylli i realitetit Kim Kardashian kohët e fundit ka folur për medikamentit që burri i saj, Kanye West, po pinte shkaku i çrregullimit bipolar. Ajo theksoi se nuk po e ndihmojnë dhe nuk ia ndryshojnë karakterin e personalitetin.
Kanye është 41 vjeçare dhe ka kohë që po lufton me këtë sëmundje në vitet e fundit dhe 38-vjeçarja tha për revistën “Vogue” se mund të parashikojë me saktësi një “episod bipolar” dhe të dijë se si të sillet kur ajo fillon.
“Është e gjitha një proces emocional, burri im është mirë tani”, tha ylli amerikano-latin.
Kanye përfundoi në spital në nëntor të vitit 2016 pasi nxori në shitje albumin “Ye”, ku për herë të parë foli publikisht për çrregullimin psikologjik.
Kim thotë se fillimisht nuk e pranoi diagnozën e tij dhe se si ai u përpoq të fajësonte të gjithë për “mungesën e gjumit”.
Ajo shtoi se nuk i pëlqen të pijë pilula sepse ndryshojnë personalitetin dhe karakterin e tij. Një pasojë tjetër e përdorimit të barnave është fakti se nuk dëshiron të udhëtojë si më parë. /Telegrafi/