Telegrafi

Kim Kardashian feston pesë vjetorin e martesës me Kanye: Jeta nuk mund të ishte më e bukur

Kanye West dhe Kim Kardashian, foto:Getty Images/Guliver

Të enjten, Kim Kardashian West ia ka dedikuar një postim të ëmbël bashkëshortit të saj, Kanye West në përvjetorin e pestë të martesës së tyre.

“Pesë vite dhe katër fëmijë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë teksa sjell një moment të veçantë nga dita e martesës në Florence të Italisë. “Jeta nuk mund të ishte më e bukur”, vazhdon më tej Kim.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto:Instagram)

West, 41 dhe Kardashian West, 38, javën e kaluar ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt përmes një surrogateje. Këta të dy poashtu janë prindër të vajzës Chicago, 15 muajshe, North, 6 dhe djalit Saint, 3.

Një burim ka thënë për People këtë javë se Kardashian West dhe burri i saj, si prindër të ri të katër fëmijëve, “Me të vërtetë ata kanë gjetur një rrugë si grup”, pasiqë “gjithçka është në vend”. “Kanye është shumë i gëzuar si një familje e madhe që janë”.

Kim Kardashian me familjen e saj (Foto:Instagram)

Kim është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilës janë mjaft atraktive, madje ajo ditë më parë ka treguar se fiton deri në 500 mijë euro për një postim në Instagram. /Telegrafi/