Telegrafi

Kim Kardashian është gati për një fillim të ri mes divorcit me Kanye West

Kim Kardashian West duket se është gati për një fillim të ri në 2021.

40 vjeçarja, nëna e katër fëmijëve ka qenë kohët e fundit duke u marrë me disa spekulime, për një divorc me Kanye West.

“Kim është duke u përqëndruar në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme që po vijnë drejt saj”, ka thënë një burim për ET Online. “Kim ka provuar gjithçka që mundet për t’i bërë gjërat të funksionojnë me Kanye por nuk po funksionon. Ajo e ka mbajtur marrëdhënien me shpresën e një ndryshimi dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc”.

Foto: Getty Images

Sa i përket fundit të shfaqjes së “Keeping Up With the Kardashians”, burimi shton se Kim është ‘e trishtuar kur e sheh se po mbaron’ por ‘e ngazëllyer për punën me Hulu’.

“Mundësia i jep asaj një kontribut më kreativ dhe do të jetë një fillim i ri”, ndan burimi.

Kim dhe Kanye kanë punuar për martesën e tyre mes shumë thashethemeve. Një burim i tha më parë ET se ‘veprimi’ i reperit 43 vjeçar ka qenë ‘i vështirë’ për Kim.

“Ajo është përqendruar në rritjen e fëmijëve të saj dhe për atë që të jenë në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, po ashtu është ndjerë e mbingarkuar duke u përpjekur të kujdeset edhe për të”, tha burimi. /Telegrafi/

Foto: Getty Images