Ajo është raportuar të jetë duke u përgatitur për një divorc të profilit të lartë nga burri Kanye West.
Kim Kardashian West dëshiron që Kanye West të vazhdojë ‘duke luajtur një rol të madh’ në jetën e fëmijëve të tyre, shkruan DailyMail.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” po ndahet nga reperi, por ajo është aq e etur që ai të mbetet i përfshirë në jetën e fëmijëve.
“Ai ende dëshiron të luajë një rol të madh në jetën e tyre dhe Kim kurrë nuk do ta dekurajonte këtë”, tha një burim për E! News, duke shtuar: “Ai nuk jeton më në shtëpi me Kimiin dhe fëmijët. Kur i sheh fëmijët, i takon diku tjetër”.
Por kjo nuk ia ka ndalur Kimit rutinën e kushtuar palestrës, pasi ajo ndau me ndjekësit një tjetër pamje të fizikut të saj mbresëlënës gjatë një stërvitje të hënën.
Superylli bëri nushtrimet ndërsa ishte veshur me një palë të brendshme të markës së saj “Skims” dhe një palë sytjena sportive.
Duke xhiruar veten ndërsa po ushtronte, Kim me përvojë lëvizi njërën këmbë pas tjetrës dhe u ul, ndërsa tregonte fizikun e saj të pabesueshëm.
Është pohuar nga burime të shumta kohët e fundit se një divorc është ‘i afërt’ midis Kim dhe Kanye pas një viti të vështirë që i pa ata të fotografuar në ‘bisedime krize’.
Çifti, i cili u martua në vitin 2014 në Firence, Itali, kanë dy vajza: North, shtatë vjeçe dhe Chikago, dy vjeçe si dhe djemtë: Saint pesë vjeç dhe Psalmin, një.
Marrëdhënia e tyre thuhet se ka qenë e tensionuar për disa kohë dhe ata thuhet se kanë jetuar të ndarë për muaj me radhë.
Kim dhe fëmijët kanë qëndruar në rezidencën e tyre në Kaliforninë Jugore dhe Kanye ka jetuar në fermën e tyre në Wyoming.
Një burim kohët e fundit i tha Us Weekly se Kim kishte “një luftë të madhe në fillim të dhjetorit” dhe persona të tjerë të brendshëm kanë pohuar se ylli ka angazhuar avokaten e divorcit të famshëm, Laura Wasser, që të merret me këtë çështje.
Wasser, e cila ka trajtuar disa nga divorcet më të njohura në Hollywood, përfaqësoi Kimin në ndarjen e saj nga Kris Humphries. /Telegrafi/