Site icon Telegrafi

Kim Kardashian e penduar për lidhjen me komedianin Pete Davidson

Kim Kardashian ka thënë se do të dëshironte të mendonte dy herë para se të hynte në lidhje me Pete Davidsonin, e cila ndodhi menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

Ylli televiziv dhe biznesmenja, 42 vjeçare, filloi të takohej me komedianin 29 vjeçar në nëntor të vitit 2021, rreth nëntë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga 46 vjeçari.

Dyshja ishin bashkë për nëntë muaj, por më vonë njoftuan se kishin vendosur të ishin thjesht miq.

Foto: Getty Images

Megjithatë, tani Kim ka shpjeguar se si do të dëshironte të kishte marrë pak më shumë kohë pas ndarjes nga babai i katër fëmijëve të saj përpara se të dilte sërish.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Në episodin e ardhshëm të “The Kardashians”, Kim u sqaron motrave Kendall dhe Kylie Jenner se ajo hyri në lidhje të për ikur nga martesa e dështuar.

“Padyshim që u futa në një marrëdhënie tjetër kaq shpejt”, shpjegoi ajo.

Foto: Hulu

“Më largoi mendjen nga gjërat e ngjashme dhe kjo nuk është një mënyrë për t’i harruar gjërat”, shtoi tutje ajo.

“Është më mirë të pëlqesh, të merresh, të shërosh…kjo është një gjë e mirë. Merre, shërohu dhe më pas…”.

Foto: Wire Image

Më pas Kim u shpjegoi motrave të saj se edhe pas ‘të gjitha gjërave të këqija’ që Kanye kishte bërë, fëmijët e tyre ‘nuk kishin asnjë ide’ dhe nuk ishin në dijeni të ndonjë polemikë që rrethonte babain e tyre.

Kardashian vazhdoi duke thënë se ata mendonin se babai i tyre ishte ‘më i miri’.

Kim dhe Kanye ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Exit mobile version