Telegrafi

Kim Kardashian duket shumë elegante në një fustan të bardhë, në një event në New York

Kim Kardashian bëri një shfaqje mahnitëse në darkën e kujdesit për gratë e Fondacionit Kering në qytetin e New Yorkut të hënën në mbrëmje.

Themeluesja e SKIMS, 43 vjeçe, mahniti me një fustan ‘latex’ të bardhë me shkëlqim, me rrudha të vrazhda dhe të qëllimshme.

Ajo e rriti gjatësinë e saj me stileto të zeza, ndërsa flokët e saj të gjata korbi ishin të stiluara të lagura, shkruan DailyMail.

Kim hodhi duart lart në ajër, ndërsa bëri një hyrje të guximshme dhe më vonë bëri bëri shenjën e paqes për fotografët.

Diku tjetër, Orlando Bloom dukej se po hedhte një vështrim poshtë në të pasmet e Kimit.

Megjithë syrin e Orlandos në dukje të etur, e fejuara e tij Katy ka vite që është mike me Kimim.

Në vitin 2017, Kim kënaqi vajzën e saj të madhe North West duke e çuar në një nga koncertet e Katyt, i cili përfshinte një takim me këngëtaren.

Por vetëm në vitin 2018 miqësia e tyre u bë më e dukshme, pasi fansat i vunë re të dyja duke u shoqëruar në Met Gala. /Telegrafi/