Telegrafi

Kim Kardashian duket provokuese me fustan rrjete ndërsa pozon pranë bashkëshortit, Kanye West

Ata janë një prej çifteve më të komentuar në mediat ndërkombëtare.

Kim Kardashian dhe Kanye West u fotografuan ndërsa argëtoheshin në festën e 40 vjetorit të ditëlindjes së këngëtarit John Legend, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kim dukej mjaft provokuese veshur me një fustan të zi në formë rrjete, i cili vinte në pah linjat trupore të 38-vjeçares.

Çifti u largua nga San Francisko në Los Anxhelos për ngjarjen që Kim i referohej në titull, duke shkruar në Instagram: “Dy qytete në një natë, San Francisko – Los Anxhelos”.

Fustani rrjetë i Kimit ishte dizajnuar nga Alexander Wang, me të cilin ajo po zhvillonte gjatë mbrëmjes një takim në Kaliforninë Veriore.

Ndërkohë që edhe Kanye West dukej mjaft me stil veshur me një palë pantallona të gjera gri, një këmishë të zezë të mëndafshtë dhe një pallto gri.

Çifti kanë realizuar edhe një sërë fotografish të tjera, ku Kim shfaqet atraktive mbi një tavolinë, e cila është e mbushur me dollarë.

Përndryshe është bërë e ditur se Kim dhe Kanye së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt, fëmijën e të cilëve do të lindë një nënë surrogate (zëvendësuese). /Telegrafi/