Kim Kardashian rrëmben vëmendje thuajse në çdo paraqitje të saj.
Ylli televiziv, 38 vjeçe, së fundmi është shfaqur pa makijazh, derisa ishte për të darkuar me bashkëshortin e saj, Kanye West, të dielën mbrëma.
Bukuroshja u shfaq me veshje sportive dhe me pamje natyrale rrugëve të Kalifornisë, saktësisht në Santa Monica.
Themeluesja e “KKW Beauty” rrallëherë shfaqet e tillë, por që nuk ka dyshim se duket më ndryshe ngaqë jemi mësuar.
Në ndërkohë, zeshkania tash e disa vite është e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë, vajzën gjashtëvjeçare North, djalin trevjeçar Saint, Chikago, njëvjeçare dhe të një djali të vogël nga një nënë surrogateje. /Telegrafi/