Kanë kaluar disa vite që nga lidhja e Kim Kardashian me Kanye West (2012), me të cilin më pas u martua në një dasmë luksoze.
Që atëherë Kim është bërë dy herë nënë. Çifti ka një vajzë North ‘Nori’ West (të lindur më 15 qershor 2013) dhe një djalë, Saint West, i lindur më 5 dhjetor 2015.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për format e saj të njohura trupore.
Lindja e fëmijëve, nuk ka ndikuar që Kim të vazhdojë të përfolet vazhdimisht për të pasmet dhe gjoksin.