Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner nuk mund të uleshin për shkak të veshjeve të ngushta në “Oscars 2020”

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

Ju i dini ato ditë kur vishni xhinse që janë shumë të ngushta dhe se nuk mund të rrini qetë në to? Epo, kjo nuk është asgjë kur shikojmë veshjet e Kim dhe Kylie Jenner mbrëmë në “Oscars”.

Derisa Kimin dhe Kylien jemi mësuar t’i shohim shpesh në veshje të papërshtatshme, ato këtë herë u ndërlikuan aq shumë me fustanet e tyre saqë as nuk mund të uleshin në to.

Këtë e ka vërtetuar vet Kim, e cila në një video të publikuar në rrjetin social, Twitter, thotë se duhet të shtrihet për shkak të fustanit të ngushtë.

https://twitter.com/i/status/1226938872300482562

“Unë duhet të shtrihem në makinë. Nuk mund të ulem sepse veshja ime ose do të shqyhet ose do të pëlcet. Por, ia vlen”, ka thënë Kim.

Në anën tjetër, edhe Kylie publikoi një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, me përshkrimin, “Nuk mund të ulem, por ia ka vlejtur”.

Para se Kim të shkonte në pas-ndejën e Vanity Fair me Kylien, ajo i tha gazetarit të E!News se e pëlqeu performancën e Eminem dhe se ajo po përgatitet për të përfunduar provimet në juridik këtë verë.

Megjithatë, motrat më të famshme në botë shkëlqyen me dukjet e tyre dhe ato sigurohen që gjithnjë t’i pushtojnë faqet rozë. /Telegrafi/