Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kanye West shpenzojnë 43 mijë dollarë për një natë në resortin luksoz

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Gettyimages/Guliver/DailyMail)

Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke tentuar që të ‘shpëtojnë martesën’, pas polemikave që ndodhën kohëve të fundit.

Familja e tyre tashmë kanë vendosur që të shijojnë pushime së bashku, ku edhe kanë bërë një përzgjedhje të duhur për të qëndruar, shkruan The Sun.

Ata kanë marrë një resort luksoz, për të cilën janë duke paguar rreth 43 mijë dollarë për vetëm një natë.

(Foto: The Sun)

Resorti luksoz, që më shumë i ngjason një kampi, posedon dhoma të mjaftueshme, e po ashtu edhe me elektricitet të bollshëm.

Por, nëse familja e tyre nuk dëshirojnë të flenë në dhomat e tyre, në dhomën e ndjenjës posedojnë divane të përshtatshme.

(Foto: The Sun)

Ylli i Keeping Up With The Kardashians dhe reperi javën e kaluar kanë qenë në Republikën Domenikane, së bashku me katër fëmijët. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)