Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kanye West shijojnë një udhëtim në kampin luksoz ‘Dunton River’ në Colorado

Kim Kardashian, 39 vjeçare dhe Kanye West, 43 vjeçar, janë përqëndruar më shumë në familje me shpresën për të shpëtuar martesën e tyre.

Dhe në fillim të kësaj jave, Kim, Kanye dhe katër fëmijët e tyre shijuan një udhëtim të mahnitshëm në kampin luksoz të ‘Dunton River’ në Colorado, siç raportohet nga TMZ të shtunën.

Burime pranë çiftit pohuan se ata ‘morën me qira një fermë prej 500 hektarësh’, e cila u kushtoi atyre 43,000 dollarë për një natë.

Kim, Kanye dhe katër fëmijët e tyre shijuan udhëtimin në kampin luksoz në Colorado (Foto: Splash News)

Familja raportohet se mbërritën në ‘Dunton River Camp’ më 9 gusht me avion privat, pasi pushuan në Republikën Dominikane një javë më parë.

Kim, Kanye dhe katër fëmijët e tyre, vajza North, shtatë vjeçe, Chicago, dy, dhe djemtë Saint, pesë, dhe Psalmi, një, thuhet se ishin në shoqërinë e motrës më të madhe të Kim, Kourtney, 41 vjeçare, dhe djalit të saj Mason, 10.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Vendi i izoluar i kampit ndodhet thellë në malet San Juan, një orë jashtë Telluride, ku u sigurua një intimitet i plotë për çiftin gjatë qëndrimit të tyre.

Kim, Kanye dhe katër fëmijët e tyre shijuan udhëtimin në kampin luksoz në Kolorado (Foto: Splash News)

Vizitorët që qëndrojnë në ‘Dunton River Camp’, i cili është i hapur vetëm nga qershori deri në tetor, janë në gjendje të eksplorojnë pronën me kalë.

Përveç të gjithë hapësirës shtesë, ata gjithashtu do të kenë qasje në të gjitha shtigjet e ndryshme për ‘hiking’, burime relaksuese etj.

E vendosur pranë lumit Dolores është një saunë që faqja në internet e pronës e përshkruan si ‘një vend të mrekullueshëm për t’u çlodhur dhe për të ‘pastruar’ trupin tuaj pas një shëtitjeje të madhe ose udhëtimi me biçikletë.

Dunton River Camp (Splash News)

Më poshtë shikoni të gjitha pamjet e mrekullueshme të ‘Dunton River Camp’:

Dunton River Camp (Foto: Splash News)

 

Dunton River Camp (Foto: Splash News)

 

Dunton River Camp (Foto: Splash News)

 

Dunton River Camp (Foto: Splash News)

 

Dunton River Camp (Foto: Splash News)

/Telegrafi/