Site icon Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kanye West shesin këpucët e tyre në rrugë me çmim të lirë për të bërë bamirësi

Ajo dhe burri i saj numërojnë milionat, por po bëjnë atë që është e mundur në mënyrë që të përfitojnë diçka për të dhuruar.

Dhe të premten, Kim Kardashian njoftoi se po shiste këpucë nga linja e këpucëve të burrit të saj Kanye West, me çmim më të lirë në rrugën ku ndodhet shtëpia e tyre.

Ylli e bëri të ditur këtë gjë përmes postimeve në Instagram dhe Twitter.

Kim tha se si Kanye dhe Adidas, kompania prapa këpucëve të tij, po bashkonin forcat për të mbartur një ankand për të shitur këpucat e tyre.

“Të gjitha të ardhurat do të dhurohen drejtpërsëdrejti për aleancën kombëtare mbi sëmundjet mendore (nami.org), organizata më e madhe kombëtare e shëndetit mendor, kushtuar ndërtimit të jetës më të mirë për miliona amerikanë të prekur nga sëmundja mendore”, tha ajo.

Ylli më pas ndau fotografi të familjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në shitjen dhe blerjen e këtyre këpucëve.

Kim pastaj publikoi edhe disa fotografi tjera, ku shfaqej bashkë me familjen e saj, duke shitur këto këpucë.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Kim ka bërë bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version