Site icon Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kanye West po rikthehen sërish bashkë?

Ekspertët kanë vënë re se Kanye Ëest dhe Kim Kardashian janë përpjekur të ‘rindërtojnë marrëdhënien e tyre’ pas thashethemeve që rrodhën së fundmi nëpër internet.

Ky pretendim është nxjerrë nga disa burime pranë çiftit që besojnë se dyshja ndoshta mund të rikthehen.

Sipas Yahoo Entertainment, ata po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në ‘rindërtimin e bazës së marrëdhënies së tyre’.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Aludimet fillimisht nisën pasi të njëjtit u fotografuan duke shkuar në një darkë së bashku.

Lexo po ashtu Kanye West regjistron markën tregtare "Donda" për një linjë elektronike, lë të kuptohet për një lëvizje në botën e teknologjisë

Një burim pranë TMZ pranoi gjithashtu se çifti kaluan kohë së bashku privatisht, në muajin gusht.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka bërë kërkesën për divorc nga reperi në muajin shkurt të këtij viti.

Ata ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Exit mobile version