Kim Kardashian dhe burri i saj, Kanye West, raportohet se kanë bërë një arratisje familjare në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.
Të dielën, reperi dhe kandidati për president në ShBA, Kanye, 43 vjeçar, u pa duke hipur në një avion privat në Cody, Wyoming, me djalin katër vjeçar Saint.
Dhe TMZ raporton që Kanye dhe Kim, 39 vjeçare, kanë marrë një pushim të planifikuar familjar me katër fëmijët e tyre në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre të trazuar.
Ata u panë për herë të fundit së bashku fundjavën e kaluar, kur Kim udhëtoi nga Los Angeles, ku po qëndron me fëmijët e tyre, për një ribashkim emocional në Wyoming me Kanye, i cili ka bërë publikisht deklarata bombastike për bashkëshorten e tij.
Kanye ka qenë duke kaluar kohë në fermën e tij në Wyoming ndërsa ai po punon në projekte të reja dhe po vazhdon përpjekjen e tij për të kandiduar për president të Amerikës.
Gjatë ribashkimit të Kanye dhe Kim javën e kaluar, dyshja u fotografuan në një çast emocional në makinën e reperit, i cili dukej se e kishte bërë yllin e “Keeping Up With the Kardashians” të qante.
People raportoi se stilisti dhe muzikanti është duke i përmirësuar gjërat në martesën e tyre, përfshirë këtu edhe faljen publike që ia bëri në Twitter ditë më parë.
Megjithatë, Kardashian theksoi se është e ‘bllokuar’ dhe se akoma nuk di çfarë do të bëjë me jetën e saj. /Telegrafi/