Telegrafi

Kim Kardashian dhe Kanye West festojnë përvjetorin e gjashtë të martesës

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Lars Niki/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Ylli i famshëm televiziv, Kim Kardashian dhe bashkëshortin i saj, Kanye West, po festojnë përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës.

39-vjeçarja është martuar me reperin që nga viti 2014, të cilët mbajtën një ceremoni ekstravagante të kompletuar me pllaka ari, shkruan Mirror.

Kim është gruaja për e parë për Kanye, ndërsa ai është i treti me radhë, pasi bukuroshja ka qenë e martuar me Damon Thomas dhe Kris Humphries në të kaluarën.

Por, e kaluara nuk është më në mendjen e Kim. Ajo përmes rrjetit social Instagram ka ndarë disa fotografi, teksa shihet e përqafuar me bashkëshortin.

Lexo po ashtu Kim Kardashian rikthehet me pozat për të cilat është e njohur

“Gjashtë vite, përgjithmonë, deri në fund”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Një gjë e tillë ka ndaluar spekulimet të cilat pretendonin se dyshja janë në një krizë martese. /Telegrafi/