Telegrafi

Kim Kardashian dënon gjuhën e urrejtjes në mes të polemikave të Kanye Westit

Kim dhe Kanye West

Kim Kardashian ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale duke aluduar në komentet antisemite që ka bërë bashkëshorti i saj, Kanye West, gjatë kësaj kohe.

Reperi i “The Praise God” u përjashtua nga Instagrami dhe Twitteri pasi bëri komente të forta drejtuar komunitetit hebre.

Që nga incidenti, Vogue dhe Balenciaga po ashtu njoftuan se po ndërpresin lidhjet me babanë e katër fëmijëve.

Në Twitter, Kim – e cila bëri kërkesë për divorc nga stilisti Yeezy shkurtin e kaluar – iu bashkua atyre që flisnin në mbështetje të komunitetit hebre.

“Gjuha e urrejtjes nuk është asnjëherë e mirë apo e justifikueshme”, shkroi ajo.

Lexo po ashtu West u grind me drejtuesin Piers Morgan dhe u largua nga emisioni, por në fund kërkoi falje për komentet antisemite

“Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe bëj thirrje që dhuna e tmerrshme dhe urrejtjet ndaj tyre të marrin fund”.

Foto: Screenshot/Instagram/Kanye West

Fjalët e yllit të “Kardashians” vijnë pasi Boy George më parë e kritikoi atë për heshtje publike ndaj komenteve të ish-partnerit të saj.

“Jam i tmerruar që nuk kanë dalë më shumë artistë dhe kanë folur kundër asaj që ai thotë”, tha muzikanti i “Culture Club” në një video në Instagram.

“Jam e tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë dhe nuk ka përdorur zërin e saj në këtë debat, sepse kjo grua ka fëmijë me Kanyen”.

Krahas këtyre, ka edhe kompani të tjera që kanë shkëputur bashkëpunimin me artistin amerikan për shkak të ngjarjeve të fundit. /Telegrafi/