Site icon Telegrafi

Kim Kardashian me dedikim special për Kanye West: Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet

Foto: Getty Images

Reperi i njohur Kanye West feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 41-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Por urimin më të veçantë, West e mori nga bashkëshortja e tij, super ylli Kim Kardashian.

Kjo e fundit, publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante në mbishkrimin e saj fjalët zemre për më të dashurin e saj.

Lexo po ashtu Kim Kardashian shfaqet provokuese në një fustan tërësisht transparent

“Gëzuar ditëlindjen zemër… Ka qënë një vit i ashpër, por ne jemi këtu dhe gjithçka është mirë! Jam krenare për ty që po arrin të realizosh albume dhe të përmbushësh ëndrrat e tua! Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet… Të dua!”, ka shkruar Kim.

Përndryshe, çifti në fjalë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014, dhe janë ndër çiftet më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Ata janë prindër të tre fëmijëve: dy vajzave North dhe Chikago, dhe djalit Saint. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)
Exit mobile version