Kim Kardashian festoi me stil ditëlindjen e 55-të të Janet Jackson.
Ylli, zbuloi në Instagramin e saj të dielën se ajo ofroi – dhe fitoi – veshjen me porosi nga videoja muzikore e këngëtares “If”, e vitit 1993.
“Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë!”, shkroi Kardashian së bashku me një klip të Jackson të veshur me pamjen. “Jam një fanse e madhe dhe nuk mund të besoj se e fitova në këtë ankand”.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bleu kostumin – një jelek i zi me lidhëse të bardha në secilën anë dhe një palë pantallona të zeza – për 25,000 dollarë, sipas një postimi në Twitter nga shtëpia e ankandit.
SOLD for $25,000! A custom-made top with a pair of black pants, both worn by Janet Jackson in her 1993 award-winning "If" music video. Sold in our "Iconic Treasures from the Legendary Career and Life of Janet Jackson" auction at https://t.co/TiME89uOXn! w/ @JanetJackson pic.twitter.com/OnBlFXOXC3
— Julien's Auctions (@JuliensAuctions) May 14, 2021
“Faleminderit shumë Kim Kardashian! Shpresoj që ‘IF’ të të japë aq kënaqësi sa më dha mua”, u përgjigj Jackson në Instagramin e saj me emoji puthjeje.
Një pjesë e të ardhurave do të shkojë për Compassion International, një organizatë jofitimprurëse që ofron ndihmë për fëmijët në nevojë. /Telegrafi/