Site icon Telegrafi

Kim Kardashian bën kërkesë për t’u bërë ligjërisht beqare disa orë pasi Kanye West iu lutet në skenë që të rikthehet me të

Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për të rikthyer emrin e saj të vajzërisë, pasi procesi i divorcit nga Kanye West po vazhdon.

41-vjeçarja dorëzoi dokumentet ligjore të premten (10 dhjetor), të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës, raporton TMZ.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqësh dorë nga West, pavarësisht nga bizneset e saj si KKW Beauty dhe aroma KKW ku përdori inicialet e saj si grua e martuar.

Foto: NBC

Kjo vjen disa orë pasi Kanye iu lut Kimit ‘kthehu përsëri tek unë’ gjatë një koncerti “Free Larry Hoover” të enjten mbrëma (9 dhjetor), ku mori pjesë edhe ish-partnerja e tij, shkruan DailyMail.

Lëvizja ligjore në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronës dhe implikimeve financiare nga statusi aktual martesor.

Foto: PA

Më shumë se çdo gjë, kjo i mundëson kujtdo që është në procesin e divorcit të vazhdojë jetën e tij duke qenë beqar dhe të zgjidhë çështje të tjera në një kohë të ndryshme.

Disa orë më parë, Kim ishte e pranishme në koncertin e shumëpritur të Kanye dhe Drake “Free Larry Hoover” në Los Angeles.

Foto: Backgrid

Ajo ishte në turmë kur Ye interpretoi një varg nga hiti i tij “Runaëay” duke ia dedikuar asaj me kërkesën për t’u rikthyer me të. Ai këndoi: ‘Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë. Më konkretisht, Kimberly’.

Ende nuk është raportuar nëse Kanye dinte për dosjen ligjore përpara se të bëhej koncerti, por ai dukej i lumtur që u ribashkua me 35-vjeçarin, Drake në imazhet e prapaskenës nga koncerti, pasi ata dëshmuan se grindjet e tyre shumëvjeçare kishte mbaruar.

Vetëm javë më parë, Ye bëri një lutje të ngjashme publike, duke deklaruar se Zoti do ta ribashkojë atë dhe me ish-gruan Kim, pasi ai pranoi se kishte bërë ‘gabime’ në martesën e tij.

Foto: BackGrid

Kim dhe Kanye u martuan në Forte di Belvedere në Firence në vitin 2014, ku Kim veshi një fustan të veshur me dantella delikate të bardhë, të bërë me porosi nga “Givenchy Haute Couture”.

Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre të vegjël.

Tensioni thuhet se filloi në korrik 2020 kur Kanye vendosi të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara dhe pretendoi se donte që North të abortohej, por Kim refuzoi. Ai gjithashtu e quajti nënën e Kim, Kris Jenner, “Kris Jong Un”.

Foto: E!

Do të duhet pak kohë për të kuptuar se si do të ndahen pasuritë mes dy palëve.

Kim dhe Kanye blenë rezidencën e tyre në Hidden Hills për 20 milionë dollarë në vitin 2014, por nuk u zhvendosën deri në vitin 2018 pasi investuan 40 milionë dollarë në rinovime.

Një burim zbuloi për Page Six në fillim të këtij viti se Kim thuhet se zotëron tokën, por Kanye zotëron shtëpinë aktuale.

Foto: Getty Images

Pavarësisht situatës monetare në lidhje me pronat, Kanye nuk ka pse të shqetësohet aq shumë për paratë, pasi në prill u shpall zyrtarisht miliarder.

Në anën tjetër, edhe Kardashian arriti statusin e miliarderes pasi në prill ajo u emërua e 2674-ta në listën e miliarderëve të Forbes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version