Kim Kardashian konfirmon se ajo është një admiruese e madhe e seksit.
Ylli televiziv ka thënë se ajo ka bërë marrëdhënie seksuale nga “500 herë në ditë”, raporton “Mirror”.
Kim, e cila është nënë e një vajze, thotë se ka qenë shumë e zënë në dhomën e gjumit me bashkëshortin Kanye West pasi dëshironte të ketë një fëmijë.
Këto detaje 34-vjeçarja i ka zbuluar në trajlerin e serisë më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.
Motra e saj më e re Khloe ka reaguar “e tmerruar” mbi lajmin, i cili lë të imagjinohet se është pak i ekzagjeruar.
Kjo nuk është hera e parë që motrat flasin hapur për jetën seksuale të Kim-it. Më parë Kim la të kuptohet se ajo dhe Kanye kishin bërë dashuri në banjë, gjatë një seti fotografik. /Telegrafi/