Telegrafi

Kim ka pozuar me fansat gjatë pjesëmarrjes në protestë

(Foto: Twitter)

Kim Kardashian ka qenë ndër yjet e njohura që kanë marrë pjesë në protestën ‘Marshi për jetët tona’ në Washington, kundër dhunës me armë në SHBA.

Dhe gjatë pjesëmarrjes në këtë organizim, ylli televiziv është treguar e kujdesshme dhe e dashur me fansat, me të cilët ka realizuar fotografi.

Së bashku me të në protestë ishte edhe bashkëshorti i saj, Kanye West, i cili madje i ka bërë disa fotografi gruas së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kim Kardashian

Ajo dukej e lumtur që fansat i kërkonin që të pozonte me ta.

(Foto: Getty/Metro)

Kardashian i kishte njoftuar fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale se do të merrte pjesë në marsh së bashku me Kanyen dhe vajzën e tyre.

George Clooney me gruan, Demi Lovato, Miley Cyrus e Ariana Grande, ishin ndër të famshmit e pranishëm në protestën e Washingtonit, ndërsa shumë yjet tjera kanë qenë prezentë në organizimet në qytetet tjera.

(Foto: Getty/Metro)

Pjesë e këtij marshi kanë qenë edhe këngëtaret e famshme shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheMileyDaily/status/977674730143731712

(Foto: Getty Images)