Kim Kardashian e kishte paralajmëruar burrin e saj, Kanye West, se nuk ndihej e sigurt para përvojës së hidhur të saj në Paris.
Ylli amerikan, e cila ishte lidhur dhe grabitur duke iu mbajtur edhe një armë në kokë javën e kaluar – është raportuar se është ndier shumë e pasigurt në lidhje me sigurinë e saj personale.
“Kim ka debatuar me Kanyen për zvogëlimin e numrit të stafit të saj të sigurisë duke i thënë disa here se ajo nuk ndihej e sigurt duke insistuar se duhej vënë sigurinë e saj para xhelozisë”, ka thënë një burim për Closer.
Madje, mediat thonë se 35-vjeçarja e ka akuzuar burrin e saj se ka qenë fajtor për incidentin, transmeton Klan Kosova.
“Ajo e ka akuzuar atë se ishte ai që e ka vendosur atë në atë situatë shumë të rëndë dhe ishte ajo që ka përfunduar në duart e hajdutëve për shkak të xhelozisë së tij duke paguar kështu çmimin e mosbesimit të tij. Ajo ndihej e tradhtuar”, ka thënë ky burim.
Hajdutët kanë vjedhur një kuti me stoli dhe një unazë tejet të shtrenjtë – ndërsa policia ka raportuar se shuma totale e gjësendeve që janë vjedhur nga Kardashian arrin shifrën prej 11 milionë dollarësh.