Aktorja Kim Basinger, e cila u bë e famshme në filmin sexy “Nine and the half weeks” nga viti 1986, mund të luajë në filmin i cili bëri bujë të madhe “50 Shades of Grey”.
Prodhuesit e këtij filmi, për pjesën e dytë të filmit në fjalë, thuhet se janë duke negociuar me legjendaren Kim. Ajo do të duhej të luaj rolin e Elena Lincoln, partneren e biznesmenit Gray, një grua e moshuar e cila e futi atë në botën e S&M fantazive.
Xhirimi i filmit pritet të fillojë në mes të janarit, dhe në rolet kryesore përsëri do të gjendet Dakota Johnson dhe Jamie Dornan. Basinger në vitin 1997 fitoi çmimin Oskar për rolin e saj mbështetës në “LA Confidential”, dhe këtë vit përsëri do të luajë me aktorin Russell Crowe në filmin “The Nice Guys.”