Kim Kardashian është thuajse gjithmonë duke bërë fotografi, prandaj është profesioniste për t’u dukur e përsosur në secilin imazh.
Megjithatë, ka raste kur dukja e saj bëhet ‘reale’ dhe nuk përkon me ato që jemi mësuar të shohim.
Kështu ka ndodhur edhe pas publikimit të disa fotografive të reja, me ç’rast në të njëjtën kohë shihet barku i saj më i madh dhe pastaj zvogëlohet.
Ajo është fotografuar para studiove në Los Angeles, ndërsa ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët mendojnë se ajo po gënjen për shtatzëninë.
Më vonë ylli televiziv ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën barku i saj është dukshëm i rritur.
Sido që të jetë, kanë mbetur edhe katër muaj deri kur Kim do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Kanye West. /Telegrafi/